Uruguai – Koreja e Jugut, formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(42) "uruguai-koreja-e-jugut-formacionet-zyrtare"

Uruguai – Koreja e Jugut, formacionet zyrtare

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 13:03

Dy herë fituesi i Botëorit, Uruguai do të nisë sot Botërorin e FIFA-së në Katari 2022 kundër Koresë së Jugut

Uruguai pritet ta fillojë një tjetër kampanjë në Botëror kur sot ata do të luajnë në Grupin H kundër një kundërshtari të vështirë, Koresë së Jugut, në stadiumin Education City. Kjo do të shënojë ndeshjen e tretë në Botëror të këtyre dy kombeve, me jug amerikanët që kanë fituar në dy ndeshjet e para kundër kombëtares aziatike.

Ndeshja e Grupi H që luhet të enjten do të ndez disa gjëra pasi që kjo do të përcaktojë se kush mund të shkojë në 1/8-ën e finales në grupin ku janë edhe Portugalia me Ganën.

Uruguai hynë në këtë Botëror si kali i zi në garë duke ju falënderuar lojtarëve të rinj dhe disa me përvojë. Ata kanë gjashtë ndeshje pa pranuar gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe një sulm tepër të rrezikshëm.

Le Celeste kanë për qëllim që të avancojnë nga grupi në Botëror si fitues i i tij. Nëse përfundojnë të dytët ata do të mund të luajnë kundër Brazilit që shihet si favorit i Grupit G.

Koreja e Jugut, në anën tjetër, kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në Botëror. Derisa ata nuk janë favorit, Koreja e Jugut ka arritur të shkruajë historinë në Botëror pasi që kishte mposhtur Gjermaninë në Botërorin e 2010 duke e eliminuar atë nga grupet.

Për Uruguain ka startuar nga minuta e parë Darwin Nunez dhe Luis Suarez si dhe mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde. South Korea do të varet shumë nga paraqitja e sulmuesit Son Heung-min, derisa në mbrojtje do të startojë mbrojtësi i Napolit Kim Minjae. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Uruguai

Koreja e Jugut

Ndeshja fillon në ora 14:00 në stadiumin Education City të Dohas në Katar.