Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Libanit, BE i vë në dispozicion 100 milionë euro ndihmë humanitare - Gazeta Express
string(121) "ursula-von-der-leyen-bisede-telefonike-me-presidentin-e-libanit-be-i-ve-ne-dispozicion-100-milione-euro-ndihme-humanitare"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 22:57

Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Libanit, BE i vë në dispozicion 100 milionë euro ndihmë humanitare

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 22:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, gjatë së cilës shprehu solidaritetin e Bashkimit Evropian me Libanin dhe popullin e tij.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidentja e Komisionit përmes një postimi në platformën X. Ajo theksoi se BE-ja ka vënë në dispozicion 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin.

Sipas saj, vetëm një ditë më parë janë dorëzuar më shumë se 40 tonë furnizime humanitare, ndërsa po planifikohen edhe fluturime të tjera humanitare për të dërguar ndihma shtesë në vend.

Në mesazhin e saj në X, Ursula von der Leyen përshëndeti gjithashtu vendimin e qeverisë së Libanit për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollah, si dhe thirrjen e saj për ndërprerjen e të gjitha armiqësive, ka transmetuar Panorama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement