"Uroj mos të puthen", mikesha e Kiarës sqaron deklaratën e bujshme për të dhe Luizin - Gazeta Express
string(81) "uroj-mos-te-puthen-mikesha-e-kiares-sqaron-deklaraten-e-bujshme-per-te-dhe-luizin"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 14:32

“Uroj mos të puthen”, mikesha e Kiarës sqaron deklaratën e bujshme për të dhe Luizin

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 14:32

Deklarata e mikeshës së Kiarës, Liesa Haxhiasllani, e cila në një intervistë në “E Diell” tha se e sheh Luizin si mik të Kiarës, dhe jo si partner, duke u shprehur se shpreson që mes tyre mos të ketë asnjë puthje, ka bërë xhiron e rrjetit.

Liesa është detyruar të sqarojë deklaratën e saj. Ajo tha se është keqinterpretuar dhe se emisioni ishte regjistruar para disa kohësh.

Lexo Edhe:

“U pyeta se çfarë mendoj për puthjen dhe në atë pikë të lojës thash uroj që mos të ndodhë. E kanë keqinterpretuar dhe kanë thënë se “Mikesha e Kiarës thotë se uron që puthja mos të ndodhë kurrë”, gjë që unë nuk e kam thënë. Se puthet apo jo Kiara është pjesë e saj dhe Luizit. Ne jemi thjesht miqtë e Kiarës që shohim lojën e saj dhe komentojmë lojën e Kiarës, Luizit, gjithë banorëve. Te pjesët intime të romancës e dinë ata, ne thjesht japim disa komente. Po të hapim telefonin tim tani kemi luftë komentesh. Unë mendoja se në atë pikë të lojës po të ndodhte puthja do mbaronte loja, do ikte interesi.”- tha Liesa në “Breaking”.