Urimi më i gjatë dhe më i ndjerë nga Elvana Gjata për Valdrin Sahitin - Gazeta Express
string(69) "urimi-me-i-gjate-dhe-me-i-ndjere-nga-elvana-gjata-per-valdrin-sahitin"

Urimi më i gjatë dhe më i ndjerë nga Elvana Gjata për Valdrin Sahitin

Gazeta Express

20/10/2020 13:52

Këngëtarja Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të përfolura dhe më ‘in’ të momentit.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, por gjersa flasim për Elvanën e dimë se kjo heshtje do të vlejë për diçka, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këngëtarja dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti tash e disa vite janë shokë, dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin.

Me rastin e ditëlindjes së stilistit këngëtarja ka thënë disa fjalë për të, kështu duke treguar se sa të lidhur janë ata me njëri tjetrin.

Ajo kishte thënë disa fjalë për stilistin, e ato ishin këto: Drinki, s’e kam bërë ndonjëherë urimin kaq të gjatë, por ça të bëj! Një shok të ngushtë kam unë, jo siç ke ti 100! Je krenari e krejt Shqiptarisë. Personi më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e radhës. E sheh? Je frymëzim i vërtetë për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd. Zoti të dhëntë shëndet e jetë! Sot ne festojmë për ty, Drinki! Gëzuar ditëlindjen! Motra e vogël të do shumë.

Siç duket fjalë më të bukura për një shoqëri kaq të mirë këngëtarja nuk mund të gjente./Gazeta Express/