Urimi i BE për qeverinë e re, Berisha: Nuk bie asnjë prej rezolutave që dënojnë farsën e 11 majit - Gazeta Express
string(95) "urimi-i-be-per-qeverine-e-re-berisha-nuk-bie-asnje-prej-rezolutave-qe-denojne-farsen-e-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 15:18

Urimi i BE për qeverinë e re, Berisha: Nuk bie asnjë prej rezolutave që dënojnë farsën e 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 15:18

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se urimi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë për qeverinë e re, nuk përfaqëson organizatat e partive politike që dënojnë farsën zgjedhore të 11 majit. Berisha tha se asnjë prej rezolutave të partive të djathta nuk bie.

“Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në.  Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë”, tha Berisha në konferencë për mediet.

“Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë e ju garantoj se farsa elektorale, e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja”, tha Berisha.

Sa i takon aksionit të opozitës, Berisha tha se janë të fokusuar tek dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit si dhe në mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit.

Berisha shtoi gjithashtu se “protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe Kushtetutën”.