Urim nga VLEN-i me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë - Gazeta Express
string(59) "urim-nga-vlen-i-me-rastin-e-8-shtatorit-dites-se-pavaresise"

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 13:39

Urim nga VLEN-i me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 13:39

Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit, 8 shtatorin, Ditën e Pavarësisë, e cila sot është festë e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Ky është momenti kur qytetarët e këtij vendi zgjodhën rrugën e sovranitetit dhe vendosën themelet e shtetit të lirë dhe të pavarur.
Por historia jonë moderne nuk mund të kuptohet pa përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha këtij shteti dimensionin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Pavarësia dhe barazia janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët.
Me këtë rast, VLEN u uron të gjithë qytetarëve gëzuar Ditën e Pavarësisë, me besim të plotë se së bashku do të vazhdojmë ta forcojmë demokracinë, barazinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë” shkruajnë nga VLEN me rastin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut./GazetaExpress/