Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 23 majit, Ditës kombëtare të vllahëve - Gazeta Express
string(80) "urim-nga-presidenti-pendarovski-me-rastin-e-23-majit-dites-kombetare-te-vllaheve"

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 23 majit, Ditës kombëtare të vllahëve

Gazeta Express

23/05/2020 12:28

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllahëve, i ka uruar pjesëtarëve e komunitetit vllah në vend.

“E kam nderin t’ua uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të vllahëve. Në këtë ditë në vitin 1905 sulltani Abdul Hamidi i Dytë e ka dhënë dekretin me të cilin në kuadër të Perandorisë Osmane janë njohur të drejtat kombëtare të vllahëve dhe u mundësua hapja e shkollave në gjuhën vllahe si hap i rëndësishëm ndaj ruajtjes së pavarësisë së tyre etnike dhe kulturore. Pas 115 viteve nga ky akt, pjesëtarët e komunitetit vllah, pikërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ralizojnë të drejtë e organizimit qytetar dhe politik, i gëzojnë të gjitha të drejtat si komunitetet tjera etnike me çka e përforcojnë identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor. Vendi ynë me të drejtë mund të krenohet me kontributin e pjesëtarëve të komunitetit vllah në vijimet shoqërore dhe në të gjitha segmentet e jetesës së përditshme. Shoqëria jonë multietnike dhe multikulturore nuk është vetëm rezultat i përcaktimeve ligjore, standardeve dhe praktikave. Ky është reflektim i mirëkuptimit të ndërsjellë, unitetit dhe respektit të të gjithë qytetarëve”, theksohet në urimin e presidentit Pendarovskli.

Lexo Edhe: