string(77) "urdhri-i-trump-per-ambasadat-ndaloni-takimet-me-te-rinjte-per-viza-studentore"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 18:04

Urdhri i Trump për ambasadat: Ndaloni takimet me të rinjtë për viza studentore

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 18:04

Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar ambasadat amerikane nëpër botë që të mos caktojnë takime për dhënien e vizave studentore, ndërsa po përgatitet të zgjerojë kontrollin e aplikantëve në rrjetet sociale.

Në një memorandum zyrtar bëhet e ditur se vettingu në rrjete për studentët që kërkojnë viza do të ndikojë ndjeshëm në punën e ambasadave dhe konsullatave.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur presidenti Trump po shfaqet me qëndrime të forta ndaj universiteteve elitë amerikane, të cilat i konsideron të majta dhe i akuzon për dështim në luftimin e antisemitizmit, pas protestave pro-palestineze që kanë mbushur kampuset në vitet e fundit.

Universitetet e përfshira mund të alarmohen nga ky urdhër, pasi shumë prej tyre mbështeten financiarisht në numrin e studentëve të huaj, të cilët zakonisht paguajnë tarifa më të larta regjistrimi.

Studentët e huaj që duan të studiojnë në SHBA zakonisht duhet të kalojnë një intervistë në ambasadat amerikane për të marrë vizën.

Megjithatë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi për mediat se administrata trajton me seriozitet procesin e vettingut të personave që hyjnë në vend dhe do të vazhdojë me këto masa.

Memorandumi u jep udhëzime ambasadave që të mos caktojnë më takime për vizat studentore, ndërsa takimet tashmë të planifikuara do të zhvillohen normalisht.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se kjo ndalesë do të zgjasë deri në një urdhër të mëtejshëm.