Urdhëri i Gjykatës Kushtetuese - VV ka të drejtë të propozojë kandidatin e njëjtë për kryetar parlamenti deri në 3 herë - Gazeta Express
string(117) "urdheri-i-gjykates-kushtetuese-vv-ka-te-drejte-te-propozoje-kandidatin-e-njejte-per-kryetar-parlamenti-deri-ne-3-here"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:08

Urdhëri i Gjykatës Kushtetuese – VV ka të drejtë të propozojë kandidatin e njëjtë për kryetar parlamenti deri në 3 herë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:08

Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Në njërën nga pikat e saj, Gjykata thotë se votimi për kryetarin e kuvendit duhet të kthehet në proces të votimit të hapur. Kjo për dallim nga propozimi i Vetëvendosjes që të bëhet me votim të fshehur.

Po ashtu, Gjykata ka urdhëruar që të propozohet kandidati për kryetar të kuvendit dhe se i njëjti kandidat mund të propozohet deri në 3 herë.

‘‘TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë’’, thuhet në njërën pikë të Gjykatës. /GazetaExpress