Uran Ismaili viziton lagjet dhe fshatrat: “Një ditë na ndan nga ndryshimi në Prishtinë” - Gazeta Express
string(84) "uran-ismaili-viziton-lagjet-dhe-fshatrat-nje-dite-na-ndan-nga-ndryshimi-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 19:11

Uran Ismaili viziton lagjet dhe fshatrat: “Një ditë na ndan nga ndryshimi në Prishtinë”

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 19:11

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në ditën e fundit të fushatës ka zhvilluar një tur përmbyllës nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku është takuar me qytetarët.

Gjatë ditës, Ismaili ka vizituar Bregun e Diellit, Matiçanin, Lagjen e Muhaxherëve, Ulpianën, Dardaninë, Kalabrinë, Arbërinë, Tophanen, Kodrën e Trimave, “Nazim Gafurri”, Kolovicën dhe Lagjen e Vjetër, ku është pritur me shumë entuziazëm nga banorët.

Ai theksoi se ka zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të çdo lagjeje dhe fshati të Prishtinës, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë për një Prishtinë funksionale, që u shërben të gjithëve pa dallim.