Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar klubin e futbollit “FC Barileva”, ku është njohur nga afër me gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë sportistë të kësaj zone. Ai tha se ky klub, i themeluar në vitin 1983, ka funksionuar me vështirësi të mëdha dhe se talenti i sportistëve të rinj është shpërfillur për vite të tëra nga qeverisja lokale.
Ismaili u zotua se në qeverisjen e tij klubet sportive, si në qytet ashtu edhe në fshatra, do të kenë përkrahje të drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten më pa mbështetje institucionale. Ai premtoi se në vitin e parë të mandatit do të ndërtohet fusha sportive në këtë zonë, si pjesë e investimeve në infrastrukturë moderne që do t’u krijojnë të rinjve mundësi reale për zhvillim dhe afirmim të talentit të tyre.
Postimi i plotë: