Uran Ismaili u lë letra qytetarëve nëpër lagje të kryeqytetit: Kjo nuk është Prishtina që meritojmë - Gazeta Express
string(98) "uran-ismaili-u-le-letra-qytetareve-neper-lagje-te-kryeqytetit-kjo-nuk-eshte-prishtina-qe-meritojme"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 8:16

Uran Ismaili u lë letra qytetarëve nëpër lagje të kryeqytetit: Kjo nuk është Prishtina që meritojmë

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 8:16

Uran Ismaili ka zgjedhur një mënyrë kreative për të nisur fushatën e tij për të parin e Prishtinës. Ai ka shpërndarë disa letra në gjithë qytetin.

Aty, Ismaili ka njoftuar të gjithë banorët e Prishtinës përmes një letre të shpërndarë nëpër qytet, se ai do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës. Në këtë letër, Ismaili i drejtohet qytetarëve me tone personale, duke i ftuar që të reflektojnë mbi gjendjen aktuale të kryeqytetit dhe nevojën për ndryshim urgjent.

Ai shpreh shqetësimin e tij për problemet e përditshme me të cilat përballet Prishtina, si kaosi në trafik, ndotja nga pluhuri, mungesa e ndriçimit publik dhe infrastruktura e pakontrolluar. “Kjo nuk është Prishtina që duam dhe as ajo që ne e meritojmë”, shkruan Ismaili, duke shtuar se dëshiron t’i shërbejë qytetit me zgjidhje konkrete dhe jo me premtime boshe.

Një nga propozimet e para të tij është hapja për qarkullim e sheshit “Xhorxh Bush”, si një hap fillestar për zgjidhjen e problemit të trafikut në qytet. Letra u shoqërua me një thirrje për përfshirje qytetare dhe një QR kod për t’u bashkuar me platformën e tij për ndryshim.

“Është koha për Prishtinën”, përfundon letra e Uran Ismailit, duke theksuar se dorëzimi nuk është opsion për të.