Uran Ismaili: Transporti publik falas, ja si do ta realizoj - Gazeta Express
string(57) "uran-ismaili-transporti-publik-falas-ja-si-do-ta-realizoj"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 20:32

Uran Ismaili: Transporti publik falas, ja si do ta realizoj

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 20:32

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas zotimit të tij për ta bërë transportin publik falas deri në fund të mandatit, ka treguar mënyrën se si planifikon ta realizojë këtë premtim.

Ismaili tha se transporti falas do të nxisë përdorimin e autobusëve dhe do ta lehtësojë lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet. Ai sqaroi se kjo masë do të vlejë për të gjitha kategoritë dhe se ka shembuj të qyteteve dhe shteteve që tashmë e kanë aplikuar me sukses këtë model.

Sa i përket financimit, ai theksoi se shërbimi nuk do të rëndojë mbi buxhetin aktual të komunës, por do të mbështetet në burime të tjera të gjenerimit të të ardhurave. Sipas tij, “Prishtina Parking”, parkingjet në hyrje të qytetit, hapësirat reklamuese në qytet dhe në autobusë do të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e transportit publik falas.

Ismaili shtoi se qëllimi është që kjo nismë të realizohet gradualisht, por të jetësohet plotësisht deri në fund të mandatit, duke e kthyer transportin publik në një shërbim funksional dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës.