Uran Ismaili publikon platformën e plotë me 5 zgjidhjet e tij për Prishtinën funksionale (VIDEO) - Gazeta Express
string(94) "uran-ismaili-publikon-platformen-e-plote-me-5-zgjidhjet-e-tij-per-prishtinen-funksionale-video"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:15

Uran Ismaili publikon platformën e plotë me 5 zgjidhjet e tij për Prishtinën funksionale (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:15

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se platforma e tij e plotë me pesë zgjidhje për problemet kryesore të kryeqytetit tashmë është publikuar dhe mund të lexohet online në www.kohaperprishtinen.com.

Këto zgjidhje Ismaili i kishte prezantuar në pika të shkurtëra ditë më parë. Për platformën ai theksoi se është përgatitur me një ekip të gjerë ekspertësh dhe është plotësisht e realizueshme brenda një mandati.

Ismaili ftoi qytetarët të lexojnë detajet në webfaqe dhe të bashkohen në angazhimin për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional dhe të jetueshëm.

Videoja e plotë: