Uran Ismaili: Prishtina mes dy zgjedhjeve - planeve e mia të menjëhershme apo premtimeve 10 vjeçare të parealizueshme - Gazeta Express
string(114) "uran-ismaili-prishtina-mes-dy-zgjedhjeve-planeve-e-mia-te-menjehershme-apo-premtimeve-10-vjecare-te-parealizueshme"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 19:14

Uran Ismaili: Prishtina mes dy zgjedhjeve – planeve e mia të menjëhershme apo premtimeve 10 vjeçare të parealizueshme

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 19:14

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për kundërkandidatët dhe propozimet e tyre, që sipas tij janë të parealizueshme dhe bëhen vetëm për vota.

“A ka mundësi mos me u marrë me vitin 2035, a ka mundësi me u marrë me vitin 2025?”, tha ai, duke theksuar se lagjet e qytetit po përballen me mungesë të pastërtisë, ndriçimit, trotuareve dhe ujit të pijshëm.

Sipas tij, shumica e këtyre problemeve mund të zgjidhen me buxhetin që ka komuna, por që për to ka munguar iniciativa nga kryetarët e deritanishëm. Ai shtoi se prioritetet e kundërkandidatëve në këtë garë janë të gabuara. “Me u marrë me një rrugë 650 metra e me u bë gjithë ajo betejë politike, ndërkohë që lagjet vuajnë për shërbime dhe infrastrukturë bazike” sipas Ismailit kjo është e papranueshme.