Uran Ismaili prezanton planin për Vranidollin dhe 5 zgjidhjet për Prishtinën funksionale - Gazeta Express
string(88) "uran-ismaili-prezanton-planin-per-vranidollin-dhe-5-zgjidhjet-per-prishtinen-funksionale"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:54

Uran Ismaili prezanton planin për Vranidollin dhe 5 zgjidhjet për Prishtinën funksionale

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:54

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka vazhduar prezantimin e zgjidhjeve të tij për çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit, duke u ndalur në fshatin Vranidoll.

Para banorëve të këtij fshati, Ismaili tha se më 12 tetor do të përfundojë epoka e pabarazisë mes qendrës së qytetit dhe fshatrave të Prishtinës. “Banorët e Vranidollit dhe të gjithë fshatrave të tjerë do të marrin trajtimin që e meritojnë,” u shpreh ai.

Në takim, Ismaili prezantoi pesë zgjidhjet e tij që synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional: zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, ndalimin e lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus në teknologji sport dhe kulturë.

Plani i Uran Ismailit për Vranidollin përfshin:

Krijimin e terreneve sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, si dhe hapësira për lojëra fëmijësh;

Pastrimin dhe rregullimin e Lumit Llap;

Ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm të kanalizimit dhe ujësjellësit;

Përmirësimin e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja;

Krijimin e hapësirave të gjelbra dhe rregullimin e zonave të prekura nga përmbytjet;

Masat për menaxhimin e emergjencave natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit;

Ndërtimin e parkut përgjatë lumit Llap që do ta lidhë Vranidollin me Prugocin dhe Barilevën;

Transport publik modern dhe të sinjalistikës rrugore për rritjen e sigurisë në qarkullim.