Uran Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive – do të bashkëpunojmë me të gjithë pa dallime partiake - Gazeta Express
string(104) "uran-ismaili-pas-12-tetorit-ska-me-ndarje-selektive-do-te-bashkepunojme-me-te-gjithe-pa-dallime-partiake"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:59

Uran Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive – do të bashkëpunojmë me të gjithë pa dallime partiake

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:59

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot bashkë me një numër të madh aktivistësh dhe kandidatëve për Asamble ka shpërndarë numrin e gjashtë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”. Shpërndarja nisi në lagjen Qafa, ndërsa më pas u mbajt edhe një konferencë për media pranë fontanës së Komunës së Prishtinës.

Ismaili theksoi se ky lokacion është përzgjedhur me qëllim, pasi sipas tij pikërisht këtu shihet qartë ndarja mendore e pushtetit lokal ndaj lagjeve: një qasje që përfundon te fontana dhe nuk shkon më tej, duke lënë jashtë vëmendjes dhjetëra lagje e fshatra të Prishtinës.

“Sot kemi dalë të gjithë së bashku me e shpërnda gazetën tonë, të cilën e printojmë dhe e shpërndajmë te qytetarët që të kuptojnë premtimet tona, t’i kenë para syve dhe të shohin se ato janë reale. Pse e kemi zgjedhë këtë pjesë të qytetit? Pikërisht sepse nga këtu fillon një qasje jashtëzakonisht selektive ndaj lagjeve të cilat kanë mbetur pa kujdesin e Komunës me dekada, duke iu munguar edhe infrastruktura bazë,” tha Ismaili.

Ai shtoi se pas 12 tetorit kjo praktikë do të marrë fund: “Pas 12 tetorit, ajo çka mundem me thënë është që kjo qasje selektive ndaj lagjeve do të përfundojë. Ideja se logot partiake apo ndasitë partiake në Prishtinë duhet të jenë ato që shkaktojnë këtë ndarje selektive dhe mungesë investimesh do të marrë fund. Do të kemi një qasje gjithëpërfshirëse për të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.”

Ismaili bëri të ditur se qeverisja e tij do të angazhojë ekspertë dhe profesionistë pa dallim partie, duke bashkuar energjitë për një kryeqytet funksional që u shërben të gjithë qytetarëve, pa përjashtim.