Uran Ismaili nga Prishtina e Vjetër: Premtoj zgjidhje konkrete e të menjëhershme, jo trena elektrikë  - Gazeta Express
string(98) "uran-ismaili-nga-prishtina-e-vjeter-premtoj-zgjidhje-konkrete-e-te-menjehershme-jo-trena-elektrike"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 22:13

Uran Ismaili nga Prishtina e Vjetër: Premtoj zgjidhje konkrete e të menjëhershme, jo trena elektrikë 

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 22:13

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte ka vazhduar turin e tij të takimeve me qytetarët, duke u ndalur në lagjen historike e njohur si Prishtina e Vjetër.

Në këtë tubim, Ismaili theksoi se as kjo dhe asnjë lagje tjetër e kryeqytetit nuk do të mbetet prapa në investime dhe përkujdesje komunale. Ai tha se programi i tij është i bazuar në kërkesat e përditshme të qytetarëve dhe nuk ka asgjë të parealizueshme në të.

“Programi im është konkret, unë nuk do të vij këtu te ju për të premtuar gjëra të paarritshme vetëm për të marrë votën tuaj. Nuk do ju premtoj nënkalime e trena elektrikë. Unë po zotohem për jetë të dinjitetshme për secilin prej jush, sepse problemet e juaja janë edhe problemet e mia,” tha Ismaili.

Projektet identifikuese të Ismailit për Prishtinën e Vjetër përfshijnë:

Ndërtimin e qendrës komunitare multifunksionale;

Çerdhe të re për fëmijët e lagjes;

Organizimin dhe mbulimin e kabllove elektrike;

Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë;

Zgjerimin e ngrohjes qendrore të qytetit;

Rishikimin e planit rregullues të lagjes;

Rinovimin e shtëpisë së pleqve.

Ky takim në Prishtinën e Vjetër vjen pas prezantimeve që Ismaili ka mbajtur në Ulpianë, Dardani, Bregun e Diellit, Kodrën e Trimave, Muhaxherë, Kalabri, Tophane, Matiçan, Nazim Gafurri, Barilevë dhe Hajvali, duke shpalosur projektet konkrete që synojnë një Prishtinë funksionale dhe me investime të barabarta për të gjithë qytetarët.