“Hajde me gjallë Barilevë!”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ndërsa ka paralajmëruar një takim me qytyetarë sonte, ku tha se do t’i shpalosë projektet e tij për Barilevën.
“Ju pres sonte te shkolla ‘Ali Kelmendi’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Barilevën”.
Ismaili renditi planet e tij si: “ Ndërtimi i sheshit të Barilevës
Rregullimi i shtratit të lumit me shtigje të vrapimit
Rregullimi i stadiumit të Barilevës
Dyfishimi i subvencioneve për bujqësi
Fond për mbrojtjen e bujqëve
Ndriçimi publik në të gjitha rrugët dhe hapësirat publike Barileva është pjesë e kryeqytetit dhe ajo meriton kujdes e investime njësoj si qendra. #KohaPerPrishtinen”.