Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte mban takim me qytetarë.
Në orën 19:00 në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytetit, ai do t’i prezantojë projektet e tij për Prishtinën e vjetër.
Postimi i Uran Ismailit në Facebook:
Hajde me gjallë Prishtina e Vjetër!
Ju pres sonte te shkolla ‘Elena Gjika’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Prishtinën e Vjetër.
Ndërtimi i qendrës komunitare multifunksionale
Çerdhe e re për fëmijët e lagjes
Organizimi dhe mbulimi i kabllove elektrike
Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë publike
Zgjerimi i ngrohjes qendrore të qytetit
Rishikimi i planit rregullues të lagjes
Rinovimi i shtëpisë së pleqve
Në Vellushë janë rrënjët e Prishtinës, dhe kjo lagje meriton zhvillim, jo mungesë investimesh.