Uran Ismaili nga lagjja e Muhaxherëve: Prishtina e para, do ta angazhoj ekipin më të mirë për t’i bërë lagjet tona funksionale - Gazeta Express
string(123) "uran-ismaili-nga-lagjja-e-muhaxhereve-prishtina-e-para-do-ta-angazhoj-ekipin-me-te-mire-per-ti-bere-lagjet-tona-funksionale"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:21

Uran Ismaili nga lagjja e Muhaxherëve: Prishtina e para, do ta angazhoj ekipin më të mirë për t’i bërë lagjet tona funksionale

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 21:21

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot turin e prezantimit të zgjidhjeve nëpër lagje, duke u ndalur në Lagjen e Muhaxherëve. Tubimi i sotëm mblodhi shumë qytetarë të kësaj lagjeje, ku u shpalosën projektet konkrete për përmirësimin dhe rigjallërimin e saj.

Në fjalën e tij, Ismaili tha se po garon me një ekip të kompletuar, profesionistësh të përkushtuar që e shohin Prishtinën përtej interesave politike. Ai theksoi se ky vizion i përbashkët për një kryeqytet funksional dhe dinjitetshëm është forca që i ka bashkuar për të nxjerrë Prishtinën nga kaosi ku ndodhet sot. “Prishtina ështe e para, le të punojmë pa interesa politike” shtoi Ismaili.

Për Muhaxherët, ai u zotua për ndërhyrje konkrete që synojnë ta kthejnë lagjen në një hapësirë të sigurt dhe të gjallë, duke përfshirë ndërtimin dhe lirimin e trotuareve për ecje të lirë, investime në infrastrukturë për lidhjen me Parkun e Qytetit dhe zonat qendrore, rregullimin e rrugëve të dëmtuara dhe krijimin e hapësirave të reja për parkingje, ndriçim publik në çdo rrugë dhe kënd, si dhe pastërti 24/7 me kontejnerë të rinj dhe ekipe të dedikuara për mirëmbajtje.

Projektet identifikuese të Ismailit për Lagjen e Muhaxherëve janë:

Ndërtimi i një çerdheje të re publike;

Terren i ri sportiv për komunitetin;

Rifunksionalizimi i klubit të futbollit “Besëlidhja”;

Rehabilitimi dhe revitalizimi i Parkut të Qytetit;

Revitalizimi i parkut dhe amfiteatrit pranë Varrezave të Dëshmorëve.