Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka theksuar se kryeqyteti ka nevojë për bashkëpunim mes forcave politike dhe jo për përplasje partiake.
Ai tha se qeverisja e tij nuk do të matet me logot e partive, por me rezultatet konkrete që u shërbejnë qytetarëve.
“Sonte në Kolovicë e theksova qartë: do të punoj me secilin që i sjell të mira qytetarëve të Prishtinës, sepse ata janë mbi interesin e partive. Koha është për Prishtinën funksionale që i jep dinjitet secilës lagje dhe secilit fshat”, u shpreh Ismaili.
Ai shtoi se zgjidhjet për Kolovicën do të jenë pjesë e planeve konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha zonat e kryeqytetit.