Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot turin e tij të prezantimit të zgjidhjeve në lagjen Kalabria, ku u mirëprit nga një numër i madh i qytetarëve. Ky ishte një prej takimeve të radhës në kuadër të fushatës së tij, ku ai po prezanton projektet konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.
Në fjalën e tij, Ismaili tha se në Prishtinë dhe në çdo lagje të saj ka ardhur koha për ndryshim dhe për një qeverisje që i shërben të gjithëve pa dallim, që kujdeset për qytetarët e saj dhe nuk merret me konflikte e logo partiake. Ai theksoi se Kalabria dhe zonat e reja të qytetit kanë mbetur për vite të tëra pa shërbimet bazike që u takojnë, por kjo gjendje do të marrë fund më 12 tetor.
Për Kalabrinë, ai paralajmëroi investime konkrete që do të ndryshojnë qytetarëve jetën e përditshme në këtë lagje.
Projektet e tij identifikuese për Kalabrinë janë:
“Kalabria dhe lagjet e reja meritojnë zhvillim të qëndrueshëm, jo mungesë të shërbimeve bazike. Është koha që qytetarët të ndjejnë ndryshimin përmes investimeve të mirëplanifikuara dhe të qëndrueshme,” tha ai.
Ismaili po ashtu foli edhe për pesë zgjidhjet e tij kryesore për një Prishtinë funksionale: zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta e të ndriçuara 24/7, lagje të pastra 24/7, ndalimin e ndërtimeve të reja pa plan për të kthyer hapësirat publike te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus në inovacion, kulturë dhe sport.