Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, nesër (e hënë), nga ora 09:00, do ta bëjë shpërndarjen e numrit të ri të gazetës javore “Koha për Prishtinën” në sheshin “Zahir Pajaziti” deri te fontana e Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, në mbrëmje, nga ora 19:00, Uran Ismaili do të mbajë tubimin e madh me qytetarët në shkollën “Elena Gjika”.