Uran Ismaili në takime me vullnetarët e lagjeve: Këto janë 5 zgjidhjet e mia për Prishtinën funksionale - Gazeta Express
string(102) "uran-ismaili-ne-takime-me-vullnetaret-e-lagjeve-keto-jane-5-zgjidhjet-e-mia-per-prishtinen-funksionale"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 11:20

Uran Ismaili në takime me vullnetarët e lagjeve: Këto janë 5 zgjidhjet e mia për Prishtinën funksionale

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 11:20

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët në lagjet e kryeqytetit. Këtë herë ai u ndal në Arbëri dhe në fshatin Barilevë, ku diskutoi me qytetarët dhe prezantoi pesë zgjidhjet e tij kryesore për Prishtinën.

Ismaili tha se angazhimi i madh i qytetarëve që tashmë janë regjistruar si vullnetarë në platformën www.kohaperprishtinen.com është dëshmi e besimit dhe energjisë që po e merr kjo nismë. Pesë zgjidhjet që ai prezantoi janë:

• Hapja e sheshit “Xhorxh Bush”

• Zhbllokimi i trafikut për 18 muaj

• Rrugë të sigurta, 24/7

• Lagje të pastra, 24/7

• Prej betonit te komuniteti

Ai theksoi se përveç këtyre zotimeve, ka planifikuar edhe zgjidhje specifike për secilën lagje të Prishtinës, duke u bazuar në nevojat dhe problemet konkrete të banorëve.