Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë - Gazeta Express
string(113) "uran-ismaili-ne-takim-me-shoqerine-civile-cilesi-dhe-siguri-per-shkollat-me-200-oficere-te-sigurise-te-shperndare"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 15:06

Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 15:06

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me përfaqësues të organizatave ETEA, TOKA dhe ORCA nga Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar, ku ka diskutuar për sigurinë dhe cilësinë e arsimit në shkollat e Prishtinës.

Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e organizatave theksuan nevojën urgjente për rritjen e sigurisë në shkolla dhe për mbështetje profesionale për nxënësit. Ismaili u zotua për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla fillore dhe të mesme, me fokus në parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve, si dhe për rritjen e cilësisë arsimore dhe vendosjen e psikologëve për mbështetje e këshillim për nxënësit.