Uran Ismaili: Në katër vitet e fundit u mora veç me Prishtinën, sot prezantoj planin më të mirë për kryeqytetin - Gazeta Express
string(108) "uran-ismaili-ne-katervitet-e-fundit-u-mora-vec-me-prishtinen-sot-prezantoj-planin-me-te-mire-per-kryeqytetin"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 20:47

Uran Ismaili: Në katër vitet e fundit u mora veç me Prishtinën, sot prezantoj planin më të mirë për kryeqytetin

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 20:47

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës, i ftuar sonte në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin, foli për angazhimin e tij gjatë katër viteve të fundit. Ai tha se kjo periudhë nuk ka qenë mungesë, por kohë e kaluar në takime me qytetarë, nëpër çdo lagje e fshat të kryeqytetit, me qëllim të krijimit të një planprogrami që buron drejtpërdrejt nga nevojat dhe kërkesat e tyre.

Ismaili theksoi se: “Ky plan tashmë është i gatshëm dhe është më i miri për kryeqytetin.” dhe sipas tij ky plan përfshin zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të Prishtinës – nga hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, tek programi 18-mujor për zhbllokimin e trafikut, ndriçimin e rrugëve dhe krijimin e lagjeve më të pastra e më të sigurta.