Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka ndarë një moment simbolik teksa po udhëtonte nga Haga drejt Prishtinës, duke ndjekur në telefon ndeshjen vendimtare Kosovë – Turqi për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Në një postim në rrjete sociale, Ismaili ka theksuar se, pavarësisht rrugës dhe distancës, mendja dhe zemra e tij janë me futbollistët e Kosovës në fushë.
“Rrugës nga Haga në Prishtinë, por me zemër te djelmoshat tanë në fushë. Nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë ndeshjen historike të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për futbollin kosovar, teksa Kombëtarja synon një arritje historike drejt Botërorit, duke mobilizuar tifozë kudo që ndodhen – në stadium, në shtëpi apo edhe në rrugë.
Në fund të mesazhit të tij, Ismaili ka shtuar thirrjen emocionale: “Hajde shqipeee!”./GazetaExpress/