Uran Ismaili me thirrje emocionale: Prishtina jonë është mbi ndasitë partiake! - Gazeta Express
string(76) "uran-ismaili-me-thirrje-emocionale-prishtina-jone-eshte-mbi-ndasite-partiake"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:25

Uran Ismaili me thirrje emocionale: Prishtina jonë është mbi ndasitë partiake!

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:25

Në tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën”, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, ka bërë thirrje për bashkim, duke theksuar se Prishtina i përket qytetarëve dhe jo partive politike.

“Prishtina nuk është qytet i asnjë partie, sepse Prishtina ishte këtu para dhe do të jetë pas çdo partie. Është qyteti juaj dhe qyteti im. Unë nuk jam këtu për një parti, jam këtu vetëm për juve, për qytetin tim,” tha Ismaili.

Ai u zotua se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë ide për të mirën e kryeqytetit, pa dallim partie apo përkatësie politike. “Do të bashkëpunoj me qytetarë, me ekspertë, madje edhe me kundërshtarë politikë, sepse e vetmja palë që dua të përfitojë nga qeverisja ime është qytetari i Prishtinës,” theksoi ai.