Uran Ismaili me një formë të re komunikimi: Përgjigjet drejtpërdrejt në komentet e qytetarëve - Gazeta Express
string(92) "uran-ismaili-me-nje-forme-te-re-komunikimi-pergjigjet-drejtperdrejt-ne-komentet-e-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 15:34

Uran Ismaili me një formë të re komunikimi: Përgjigjet drejtpërdrejt në komentet e qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 15:34

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur një seri të re videosh, ku do t’u përgjigjet komenteve dhe pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

“Nga sot, kam nisur një formë të re bashkëbisedimi, duke u përgjigjur në disa prej komenteve dhe pyetjeve tuaja në rrjetet sociale! Vazhdoni të na shkruani, dhe herën tjetër d
o të përgjigjem në pyetje dhe tema të tjera! ➡️”, ka shkruar Ismaili.

Një ndër komentet që ai zgjodhi të adresojë ishte i një qytetari që i shkroi: “Veç je në parti të gabuar, nuk të dhez në Prishtinë kjo parti. Përndryshe 80% të votave i kishe marrë, edhe i pavarur me qenë prapë kishe fitu.”

Ismaili u përgjigj me humor duke thenë se: “80% janë pak si shumë, krejt çka na duhet janë vetëm 50%.”

Videon e plotë mund ta shihni në: