Uran Ismaili: Kurti e ka marrë peng Konjufcën, as vetë s'e beson që mund të jetë kryeministër - Gazeta Express
string(90) "uran-ismaili-kurti-e-ka-marre-peng-konjufcen-as-vete-se-beson-qe-mund-te-jete-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:10

Uran Ismaili: Kurti e ka marrë peng Konjufcën, as vetë s’e beson që mund të jetë kryeministër

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:10

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka marrë fjalën në seancën e sotme ku prite të hidhet në votim emri i Glauk Konjufcës si i mandatuar për kryeministër.

Ismaili ka thënë se as vetë Konjufca nuk e beson se do të bëhet kryeministër.

“As vetë Konjufca nuk e beson që do të bëhet kryeministër”, ka thënë ai.

Sipas Ismailit, seanca është farsë meqë Konjufa e di që edhe po të zgjidhet, s’mund ta ushtrojë postin.

“Kjo seancë është farsë, me një kandidat që e din që s’mund ta luaj rolin e kryeministrit edhe me i pasë votat për qeveri.Qysh mundet me u kanë kryeministër, një kandidat që dikush tjetër ia cakton emrat e ministrave.Z.Konjufca është marrë peng”, ka thënë Ismaili.