Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet - Gazeta Express
string(122) "uran-ismaili-konfirmon-koalicionin-me-perparim-ramen-ne-kryeqytet-nuk-dua-te-prodhoj-krize-ne-prishtine-neser-zyrtarizohet"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 21:21

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 21:21

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me Përparim Ramën për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë.

Duke shtuar se “nuk mundet me thënë në Prishtinë po e prodhoj një krizë”.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do zyrtarizohet nga nesër “ekipi jonë do fillojë të marrë detyra dhe përgjegjësi”

Advertisement
Advertisement
Advertisement