Uran Ismaili konfirmon pjesëmarrjen në debat, i kërkon Përparim Ramës të mos shmanget - Gazeta Express
string(67) "uran-ismaili-konfirmon-debatin-e-fton-perparim-ramen-te-marre-pjese"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 20:08

Uran Ismaili konfirmon pjesëmarrjen në debat, i kërkon Përparim Ramës të mos shmanget

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 20:08

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas tërheqjes nga debati i planifikuar me 6 tetor të kundërkandidatit të tij, Hajrulla Çeku. Nga tubimi i mbajtur sonte në lagjen Arbëri, Ismaili tha se ai nuk ka ndërmend të shmangë ballafaqimin, sepse, sipas tij, qytetarët meritojnë të dëgjojnë drejtpërdrejt programet e kandidatëve për kryeqytetin.

“Përparim, shihemi të hënën në debat, të flasim për projektet tona dhe për të ardhmen e Prishtinës. Qytetarët e meritojnë! tha Ismaili.

Në të njëjtën kohë, ai ftoi edhe kryetarin aktual, Përparim Rama, që të mos e shmangë përballjen publike. “Nuk besoj që ai ka pse të mos vijë në debat. Hajde të debatojmë” përfundoi Ismaili.

Video KËTU