Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon vizitat në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit. Ai u ndal në Mramor, ku vizitoi një kompani agrobiznesi që eksporton prodhime në tregjet ndërkombëtare, duke u njohur nga afër me sfidat dhe potencialin që ka ky sektor.
Ismaili tha se agrobiznesi që zhvillohet në fshatrat e komunës është burim i mirëqenies dhe zhvillimit, prandaj ka ardhur koha të ketë mbështetje konkrete nga komuna, njësoj si bizneset në qytet.
“Vizitat tona në fshatrat rreth Prishtinës janë burim inspirimi. Agrobiznesi që zhvillohet në fshatrat e komunës sonë është burim i mirëqenies dhe zhvillimit, dhe ka ardhë koha që të ketë mbështetje konkrete nga komuna për biznesin si nëpër fshatra, ashtu edhe në qytet,” ka shkruar Ismaili në postimin e tij.