Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës, të premten nga ora 19:00 në Sheshin "Skendërbeu” - Gazeta Express
string(107) "uran-ismaili-fton-qytetaret-ne-tubimin-permbylles-te-fushates-te-premten-nga-ora-1900-ne-sheshin-skenderbeu"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:19

Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës, të premten nga ora 19:00 në Sheshin “Skendërbeu”

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 14:19

Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në çdo lagje e fshat të kryeqytetit, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Të premten, më 10 tetor, në ora 19:00, te Sheshi Skënderbeu, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës të fushatës sonë frymëzuese. Javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë. Është koha të shënojmë bashkë ditën e parë të kapitullit të ri të qytetit me një tubim madhështor e plot shpresë. Është koha për Prishtinën, është koha jonë. Shihemi të premten! Hajde ma gjallë, Prishtinë, ma gjallë!” ka thënë Ismaili në ftesë.