Uran Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash! - Gazeta Express
string(93) "uran-ismaili-drejtesi-dhe-zhvillim-per-te-gjithe-asnje-lagje-e-prishtines-sdo-te-mbetet-anash"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 22:39

Uran Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash!

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 22:39

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas tubimit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve, ka vazhduar takimin në shkollën “Nazim Gafurri”, ku prezantoi zgjidhjet e tij për këtë zonë të kryeqytetit. Ai tha se kjo pjesë e qytetit, ashtu si shumë lagje e fshatra të tjera, është bërë simbol i padrejtësisë dhe i lënies anash nga pushteti komunal aktual, por shtoi se kjo periudhë do të marrë fund më 12 tetor, pas zgjedhjes së tij në krye të komunës.

Në fjalën e tij, Ismaili foli për pesë zgjidhjet kryesore që synojnë t’i japin fund problemeve më të mëdha të kryeqytetit: zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta pa qen endacakë dhe me ndriçim, lagje të pastra 24/7, pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit deri në krijimin e një plani të qartë urbanistik dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus te inovacioni, kultura dhe sporti.

Për zonën e Nazim Gafurrit, ai paraqiti një plan që përfshin funksionalizimin e çerdhes ekzistuese dhe ndërtimin e dy çerdheve të reja, krijimin e hapësirave komunitare e sportive, shtrirjen e plotë dhe modernizimin e ndriçimit publik, ndërtimin e trotuareve të reja të qasshme e të sigurta, stacione dhe pritore të reja për transport publik, si dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Projektet identifikuese të Ismailit për këtë zonë janë:

– Ndërtimi i Parkut të Pajtimit;

– Gjelbërimi linear i zonës dhe krijimi i mini-parqeve komunitare.

Ismaili theksoi se këto investime do ta kthejnë këtë pjesë të Prishtinës në një zonë funksionale, me kushte të denja për një jetë më cilësore, duke u dhënë qytetarëve sigurinë dhe standardet që meritojnë.