Uran Ismaili: 60 semaforë të rinj dhe Qendër e Menaxhimit të Trafikut – e zhbllokojmë për 18 muaj trafikun e Prishtinës - Gazeta Express
string(116) "uran-ismaili-60-semafore-te-rinj-dhe-qender-e-menaxhimit-te-trafikut-e-zhbllokojme-per-18-muaj-trafikun-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:50

Uran Ismaili: 60 semaforë të rinj dhe Qendër e Menaxhimit të Trafikut – e zhbllokojmë për 18 muaj trafikun e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:50

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka premtuar vendosjen e 60 semaforëve të rinj në kryeqytet dhe themelimin e Qendrës së Menaxhimit të Trafikut.

Sipas tij, kjo do të jetë zgjidhja për të zhbllokuar trafikun e kryeqytetit brenda 18 muajve.

Ismaili sot në orën 19:00 do të prezantojë edhe premtimet e tij të tjera sa i përket lagjes Ulpiana./Express/