Uragani Ian në Florida lë të vdekur 90 persona - Gazeta Express
string(46) "uragani-ian-ne-florida-le-te-vdekur-90-persona"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 9:43

Uragani Ian në Florida lë të vdekur 90 persona

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 9:43

Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në mbi 90, në Florida.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.

Lexo Edhe:

Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.

Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Florida besohet se 588.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë.

Disa kompani amerikane, përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, kanë thënë se një pjesë e mirë e banorëve do të kenë qasje në rrymë më 7 tetor.

Ekspertët kanë thënë se kostoja ekonomike e shkaktuar nga Uragani Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë./REL/