“Uraganët” Luis Díaz e Harry Kane, Bayerni me rekord golash në Bundesligë - Gazeta Express
string(70) "uraganet-luis-diaz-e-harry-kane-bayerni-me-rekord-golash-ne-bundeslige"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 11:01

“Uraganët” Luis Díaz e Harry Kane, Bayerni me rekord golash në Bundesligë

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 11:01

Luis Díaz po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich dhe është bërë një nga lojtarët më të rrezikshëm në Bundesligë këtë sezon.

Sulmuesi kolumbian po e jep një kontribut të jashtëzakonshëm në sulmin bavarez, ndërsa skuadra e tij i ka shënuar 79 gola në 21 ndeshje, numër që e tregon fuqinë e jashtëzakonshme ofanzive të kampionëve gjermanë.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bayerni triumfoi 5-1 ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena — dhe pikërisht Díaz ishte një nga protagonistët kryesorë, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e realizoi tregolëshin e tij të parë në Bundesligë për ekipin bavarez, duke e udhëhequr sulmin me golat e tij dhe duke e ndihmuar skuadrën të rikthehej fuqishëm pas disa rezultateve më pak bindëse.

Kolumbiani duket se e ka marrë rolin e një lojtarit kyç në ofanzivë për Bayernin, ndërsa Harry Kane i realizoi edhe dy penallti për ta kompletuar rezultatin goleadën.

Ky sezon në Bundesligë po rezulton historik për sulmin e Bayern: me 79 gola në vetëm 21 sfida, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany po shkëlqen në aspektin ofanziv dhe ndodhet në krye të renditjes së ligës elitare gjermane, duke treguar dominim të plotë në Ligë.

Luis Díaz, i transferuar verën e kaluar nga Liverpooli, po dëshmon se është një përforcim i madh për kampionët e Gjermanisë, duke luajtur me ritëm të lartë, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke u bërë një nga emrat më të përfolur të sezonit në Bundesligë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement