Upamecano i jep fund spekulimeve, rinovon me Bayern Munich deri në vitin 2030 - Gazeta Express
string(76) "upamecano-i-jep-fund-spekulimeve-rinovon-me-bayern-munich-deri-ne-vitin-2030"

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 13:46

Upamecano i jep fund spekulimeve, rinovon me Bayern Munich deri në vitin 2030

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 13:46

Mbrojtësi francez, Dayot Upamecano, do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich.

Pas zërave të shumtë rreth të ardhmes së tij, 25-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë, duke i dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit. Marrëveshja e re do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në qershor të vitit 2030.

Që prej transferimit të tij në Mynih, Upamecano është shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes bavareze. Ai ka regjistruar 180 paraqitje me fanellën e Bayernit, duke fituar tre tituj të Bundesliga si dhe tri herë DFL-Supercup.

Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e klubit tek qendërmbrojtësi francez, i cili pritet të mbetet një nga figurat kyçe të skuadrës edhe në vitet e ardhshme. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement