Universiteti i Prishtinës dje ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Shkollën e Filmit të Lodzit në Poloni.
“Sot u nënshkrua një Memorandumi Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi shumë premtues midis Shkollës së Filmit të Łódźit të Polonisë, nga Rektorja Prof. Milenia Fiedler dhe Universitetit të Prishtinës, nga Rektori Prof. Arben Hajrullahu.”
Sipas UP’së, ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm përpara drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e projekteve të përbashkëta, krijimin e programeve mësimore, si dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve.
“Memorandumi i Mirëkuptimi shënon një hap të rëndësishëm përpara drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e projekteve të përbashkëta, krijimin e programeve mësimore, si dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve. Rektori Arben Hajrullahu u shpreh shumë i lumtur për këtë marrëveshje, duke theksuar që: ,,Memorandumi lidhë Universitetin e Prishtinës me shkollën prestigjoze të filmit të Łódźit dhe ka potencialin që të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të fushës së filmit — në shkëmbime akademike, në rritjen e kapaciteteve për studime në fushën e filmit dhe në zhvillimin e mëtejmë të industrisë së filmit në Kosovë.”Në takim, rektori Hajrullahu u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Poloni, z. Drilon S. Gashi, si dhe nga prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbime akademike, prof. Rozafa Basha.”
UP shton se Shkolla e Filmit në Lodz është një nga akademitë më prestigjioze të filmit në Evropë.
“Shkolla e Filmit në Łódź është një nga akademitë më prestigjioze të filmit në Europë, e cila ka krijuar breza të regjisorëve, kinematografëve dhe artistëve me ndikim në botë, polakë dhe ndërkombëtar. E themeluar në vitin 1948, ,,Shkolla Polake e Filmit” ka prodhuar emra eminentë të fushës si Andrzej Ëajda, Roman Polański, Krzysztof Kieśloëski, Jerzy Skolimoëski, Zbignieë Rybczyński, dhe shumë të tjerë. Shkolla e Filmit njihet për formimin rigoroz artistik, traditën e fortë të autorit dhe kulturën që promovon inovacionin dhe lirinë kinematografike.”
“Universiteti e Prishtinës do të prioritizojë jetësimin e memorandumit të nënshkruar sot në shkëmbime të studentëve dhe profesorëve, ideve dhe praktikave, dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta me Shkollën e Filmit të Łódźit. Urojmë që me praninë e studenteve tanë në Łódź, dhe me bashkëpunimin me këtë institucion, të zhvillojmë më tej industrinë e suksesshme të filimit të Kosovës, duke shkuar përtej imagjinatës sonë e drejt sukseseve të reja.”