string(122) "up-leshon-njoftim-keshilli-i-etikes-ka-vendosur-qe-rektori-hajrullahu-ka-marre-titullin-e-profesorit-ne-menyre-te-rregullt"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:46

UP lëshon njoftim: Këshilli i Etikës ka vendosur që Rektori Hajrullahu ka marrë titullin e profesorit në mënyrë të rregullt

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:46

Rektorati i Universitetit të Prishtinës njoftoi se me vendimin e 18 prillit 2025, Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje në procesin e avancimit të rektorit Arben Hajrullahu në titullin profesor i rregullt në vitin 2022, duke i vlerësuar që të gjitha ato si të pabaza.

Profesori Enver Hasani e kishte denoncuar në Këshillin e Etikës rektorin Arben Hajrullahu, me pretendimin se gjatë procesit të avancimit në profesor të rregullt në vitin 2022, Hajrullahu kinse kishte bërë shkelje etike, duke u ndodhur në konflikt interesi.

“Këshilli i Etikës, në arsyetimin e vendimit, hedh poshtë pretendimin e denoncuesit Hasani se kinse rektori aktual Hajrullahu në vitin 2022, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Fakultetit Filozofik, ka votuar për avancimin e vet në gradën profesor i rregullt dhe se ai ka shkaktuar konflikt interesi edhe në mbledhjen e Senatit, kur është vendosur avancimi i tij në profesor të rregullt”, thuhet në njoftimin e Rektoratit.

Këshilli i Etikës po ashtu ka ardhur në përfundim se nuk kishte asnjë ankesë nga kundërkandidatët gjatë procesit të avancimit të Hajrullahut dhe nuk ka as palë të dëmtuara.