UNT SËRISH NGRE ALARMIN: Tre ligje që shkelin autonominë akademike - Gazeta Express
string(65) "unt-serish-ngre-alarmin-tre-ligje-qe-shkelin-autonomine-akademike"

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 16:19

UNT SËRISH NGRE ALARMIN: Tre ligje që shkelin autonominë akademike

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2026 16:19

“Kur ministri anulon akte dhe pezullon vendime, ai nuk mbikëqyr – ai drejton”, thuhet në analizë, duke shtuar se kjo bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Si shembuj përmenden shtete si Gjermania, Austria, Kroacia dhe Sllovenia, ku funksionet mbikëqyrëse dhe qeverisëse janë të ndara qartë, përcjell Gazeta Express nga Koha.mk.

Shkup, 2 prill – Universiteti “Nënë Tereza” sërish ka dalë me një analizë të detajuar kritike ndaj tre propozim-ligjeve për arsimin e lartë, cilësinë dhe shkencën, duke paralajmëruar se paketa ligjore, në tërësinë e saj, përbën një riorganizim strukturor të pushtetit mbi sistemin akademik. Pas shqyrtimit të 55 vërejtjeve të konsoliduara, nga ky institucion theksohet se edhe nëse veçmas disa dispozita mund të duken të pranueshme, në nivel të përgjithshëm ligjet krijojnë një model të ri kontrolli që cenon parimet themelore të autonomisë universitare. Sipas analizës së Universitetit “Nënë Tereza”, e të cilën e ka siguruar gazeta KOHA, propozim-ligjet përmbajnë tre gabime kryesore strukturore. Gabimi i parë lidhet me, siç thuhet, “konfuzionin mes mbikëqyrjes dhe drejtimit”. Universiteti vlerëson se ligjet e trajtojnë autonominë akademike si barrë administrative dhe jo si vlerë kushtetuese, duke i dhënë ministrit kompetenca për të anuluar akte, pezulluar vendime dhe miratuar statute.

“Kur ministri anulon akte dhe pezullon vendime, ai nuk mbikëqyr – ai drejton”, thuhet në analizë, duke shtuar se kjo bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Si shembuj përmenden shtete si Gjermania, Austria, Kroacia dhe Sllovenia, ku funksionet mbikëqyrëse dhe qeverisëse janë të ndara qartë.

Gabimi i dytë ka të bëjë me përfshirjen e drejtpërdrejtë të treguesve bibliometrikë si ËoS, Scopus, ARËU dhe “impact factor” në tekstin ligjor. Sipas UNT-së, këto janë sisteme komerciale private, kriteret e të cilave ndryshojnë pa kontroll demokratik. “Ligji mund të ndryshojë de facto pa vendim parlamentar, vetëm sepse ndryshon algoritmi i një kompanie private”, theksohet në dokument.

“Vendosja e ËoS, Scopus, ARËU, h-indeksit dhe Impact Factor-it drejtpërdrejt në tekst ligjor ka disa pasoja praktike serioze. Se pari: këto sisteme janë produkte komerciale private. Criteria e tyre ndryshojnë pa asnjë kontroll demokratik, pa procedurë parlamentare, pa transparencë publike. Ligji mund të ndryshojë de facto pa asnjë votim në Kuvend – thjesht, sepse kompania përkatëse ndryshon algoritmin e saj. Se dyti, bibliometria është e vlefshme si mjet, jo si kriter ligjor. Ky është konsensi ndërkombëtar i konfirmuar nga DORA (2012), Manifesta e Leidit (2015) dhe COARA (2022). Të 10 vendet e BE-së që kanë kryer reforma legjislative universitare pas 2015-ës kanë lëvizur në drejtim të kundërt – drejt vlerësimeve cilësore dhe multidimensionale. RMV me ligjet e propozuara do të ishte i vetmi vend me bibliometri të kodifikuar ligjërisht”.

Universiteti paralajmëron se ky qasje krijon edhe stimuj të dëmshëm për hulumtuesit, duke i orientuar ata drejt optimizimit të metrikave dhe jo drejt cilësisë reale të kërkimit shkencor. Gabimi i tretë lidhet me, siç thuhet, “amnezinë institucionale” në raport me standardet ndërkombëtare të akreditimit. Në veçanti, UNT shpreh shqetësim për dispozitat që i japin ministrit të drejtë të ndërhyjë në vendimet e agjencisë akredituese.

“Neni 43/3 i CALS, i cili u jep ministrit të drejtë anulimi të akteve të Agjencisë, është potencialisht fatal për integrimin evropian të sistemit të arsimit të lartë. Agjencia akredituese e RMV-së duhet të jetë anëtare e ENQA dhe e regjistruar në EQAR për të funksionuar si aktor i njohur ndërkombëtarisht. Standardi ESG 3.3, i cili është kushti minimale i anëtarësisë – kërkon pavarësi operacionale faktike, jo vetëm deklarative. Dy vende të BE-së kanë humbur statusin ENQA pikërisht nga ndërhyrje qeveritare shumë më të moderuara se ato të propozuara nga CALS”

Sipas analizës, kjo rrezikon drejtpërdrejt statusin ndërkombëtar të sistemit të arsimit të lartë në vend, përfshirë anëtarësimin në mekanizma si ENQA dhe EQAR, të cilët kërkojnë pavarësi reale operacionale të agjencive. Universiteti “Nënë Tereza” vlerëson se ndërhyrjet e propozuara janë më të theksuara se rastet kur disa vende evropiane kanë humbur statusin në organizatat ndërkombëtare të cilësisë në arsimin e lartë. Në përfundim, nga UNT theksohet se këto propozim-ligje nuk përfaqësojnë vetëm ndryshime teknike, por një transformim të thellë të mënyrës së funksionimit të sistemit akademik, me pasoja të mundshme për autonominë universitare, cilësinë e arsimit dhe integrimin evropian të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement