Universiteti shtetëror i Floridas shkruan për ekonomisten dhe këngëtaren kosovare - Gazeta Express
string(81) "universiteti-shteteror-i-floridas-shkruan-per-ekonomisten-dhe-kengetaren-kosovare"

Universiteti shtetëror i Floridas shkruan për ekonomisten dhe këngëtaren kosovare

Yjet

Gazeta Express

23/09/2022 20:50

Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU)  ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila është duke studiuar në këtë universitet në studime për post doktoraturë  në fushën ekonomike të marketingut

“Nga Kosova në Universitetin Shtetëror të Floridës! Takohuni me kandidaten për Ph.D Adelina Emini nga Universiteti i Prishtinës! Ajo është në fazën finale të tezës së saj për Ph.D në marketing. Adelina ka për mentor Dr. Ruby Lee, teksa ka shkëmbyer me ne përvojën e saj të punës dhe ka folur më shumë për vendin e saj me studentët”, shkruan fillimisht në këtë postim të Universitetit të Floridas.

Lexo Edhe:

Tutje, ata kanë treguar që ajo është studentja e parë nga Kosova që studion në FSU. “Ne jemi shumë të lumtur që është ajo  këtu dhe shkëmben dijet e saj me studentët tonë”.

Ata po ashtu kanë shkruar një biografi të saj të shkurtër, për punën e saj në Radio Televizionin e Kosovës dhe angazhimin e saj në shoqëri civile.

“Të vijë nga Kosova, vendi më i ri në Europë, jam e lumtur që kam shkëmbyer përvojat e mija me studentët e diplomuar dhe të pa diplomuar, si dhe me profesorët e respektuar dhe stafin e mahnitshëm të universitetit, ku kam folur për kulturën e pasur të Kosovës, historinë e saj, sfidat e saj dhe të ardhmen e saj të ndritur”, ka thënë Adelinë për faqen e FSU-së. /GazetaExpress/