Universiteti “Kadri Zeka” lejon studentët të mbajnë në salla provimet e prillit - Gazeta Express
string(77) "universiteti-kadri-zeka-lejon-studentet-te-mbajne-ne-salla-provimet-e-prillit"

Universiteti “Kadri Zeka” lejon studentët të mbajnë në salla provimet e prillit

Gazeta Express

01/06/2020 18:23

Në Universitetin “Kadri Zeka” kanë filluar të mbahen provimet e afatit të prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësive Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.

Lexo Edhe:

“Po ashtu secili studentë por edhe profesorët janë pajisur me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues. Ndryshe Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejojë afatin e prillit për paraqitjen e dy provimeve”, thuhet në komunikatë.