Manchester Unitedi ka marrë fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e Michael Carrickut, duke vazhduar luftën për top katërshe.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar këtë të shtunë ndaj Tottenhamit, me shifrat prej 2-0.
Gjithçka u bë më e lehtë për djelmoshat e Carrickut, pasi në minutën e 30-të, Christian Romero u ndëshkua me karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes në Casemiron.
Më pas, Unitedi shënoi për 1-0 me anë të Bryan Mbeumos, i cili u asistua nga Kobbie Mainoo në minutën e 38-të.
Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Unitedi e shënoi edhe një gol.
Ishte kapiteni Bruno Fernandes që shënoi në minutën e 81-të për rezultatin final të takimit prej 2-0.
Me këtë fitore, Unitedi shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, katër pikë më shumë se Chelsea në vendin e pestë dhe dy më pak se Aston Villa në vendin e tretë.
Tottenhami mbetet i 14-ti me 29 pikë.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Unitedit nën drejtimin e trajnerit anglez – i cili është në formë të përkohshme në krye të “Djajve të Kuq” – pas fitores ndaj Manchester Cityt, Arsenalit, Fulhamit dhe sot Tottenhamit./GazetaExpress/