Pavarësisht rritjes së interesimit nga disa klube evropiane, përfshirë Romën, Manchester United ende nuk ka dhënë dritën jeshile përfundimtare për largimin e sulmuesit Joshua Zirkzee, sipas një raportimi nga “TuttoMercatoWeb”.
Artikulli konfirmon se Roma ka kryer së fundmi një sondazh të detajuar për situatën e sulmuesit, duke eksploruar mundësinë e një huazimi.
Rivalët e Premierligës, Aston Villa dhe West Ham, gjithashtu thuhet se po e ndjekin nga afër situatën.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” po presin me vendimin final. Edhe pse Zirkzee aktualisht është jashtë rotacionit kryesor të sulmit në klub – gjë që sugjeron se një largim është i mundshëm – TuttoMercatoWeb thekson qartë se vendimi ende nuk është marrë dhe do të shqyrtohet vetëm gjatë ditëve në vijim.
Faktori kyç që do të përcaktojë transferimin është gatishmëria e Manchester United për të pranuar një huazim.
Raporti gjithashtu sqaron se, pavarësisht interesit të gjerë, çështjet lidhur me komisionet e agjentëve nuk përbëjnë pengesë në këtë fazë, pasi ende nuk ka asnjë ofertë konkrete as për lojtarin dhe as për klubin./GazetaExpress/