Unitedi e ‘kërcënon’ legjendën e klubit me heqje të biletës sezonale - Gazeta Express
string(66) "unitedi-e-kercenon-legjenden-e-klubit-me-heqje-te-biletes-sezonale"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 18:00

Unitedi e ‘kërcënon’ legjendën e klubit me heqje të biletës sezonale

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 18:00

Legjendat e Manchester Unitedit, Nicky Butt dhe Paul Scholes, kanë treguar vështirësitë që po hasin për të siguruar bileta për ndeshjet në “Old Trafford”.

Të dy ishin pjesë e gjeneratës ikonike “Class of 92” dhe gëzuan sukses të madh te klubi i tyre i zemrës.

Scholes luajti 718 ndeshje për United dhe fitoi 25 trofe – përfshirë 11 tituj të Premierligës – ndërsa Butt zhvilloi 387 paraqitje dhe fitoi 15 trofe para se të kalonte te Newcastle në vitin 2004.

Por, duke folur në podcastin “The Good, The Bad & The Football” të hënën, Butt dhe Scholes u ankuan për vështirësitë që kanë sot për të ndjekur Unitedin.

Scholes tha: “Është një klub shumë ndryshe nga ai që kemi njohur. Nuk e di për ty Nicky, ti ke punuar atje kohët e fundit, por unë nuk njoh askënd aty.”

Butt shtoi: “As unë nuk njoh askënd.”

Scholes më pas shpjegoi se si detyrohet t’i sigurojë biletat në mënyra të tjera – madje edhe përmes një tregtari të paligjshëm të biletave.

Ai tha: “Kam katër bileta sezonale, djali im i përdor çdo javë. Njerëzit kërkojnë bileta. Një djalë nga Salford donte të shkonte këtë javë – dy bileta. Kështu që u detyrova të telefonoja një tout. A e kam të lejuar ta them këtë? E njoh një tout/tregtar i paligjshëm.”

Butt tregoi më pas eksperiencën e tij, duke zbuluar se klubi madje e ka kërcënuar me heqjen e biletës sezonale – pavarësisht statusit të tij legjendar në “Old Trafford”.

Ai tha: “Djalit tim i ndodh e njëjta gjë. Nëse nuk i përdor tre herë, t’i heqin. Kam marrë një email që thoshte: ‘të është hequr bileta’. I kam telefonuar dhe u thashë: a mund të flas me dikë për këtë? Ata më pyetën: ‘kush jeni ju?’, dhe unë u përgjigja Nicky Butt. Ata thonë: ‘OK, po kush është ai?’.”

Scholes ndërhyri me shaka: “Kush është ai? Ai që ka luajtur për Newcastle?”

Butt shtoi: “Nuk doja ta thoja, por ndihesha sikur t’u them: Kam luajtur rreth 450 ndeshje për këtë klub!”.

Scholes më pas tregoi përulësinë e tij, duke insistuar se nuk meriton trajtim të veçantë:
“Unë nuk po ankohem. Kështu funksionon. Vetëm pse ke luajtur për klubin, nuk je i privilegjuar.”

Pritësi Paddy McGuinness ndërhyri i habitur: “Prisni pak! Ju keni luajtur kaq shumë ndeshje, keni dhënë gjithë jetën për United, i keni dhënë gjithçka klubit!”.

Scholes u përgjigj: “Po, por ne vetëm kemi luajtur për ta. Kanë kaluar 13 vjet që kur unë kam luajtur për herë të fundit. Nuk kemi problem të paguajmë për bileta, thjesht nuk dimë kë të telefonojmë. Klubi është ndryshe tani, është një klub tjetër”./GazetaExpress/