Unitedi do t’i ofrojë kontratë të re Mainoos, ja sa pritet të fitojë ai - Gazeta Express
string(69) "unitedi-do-ti-ofroje-kontrate-te-re-mainoos-ja-sa-pritet-te-fitoje-ai"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 17:43

Unitedi do t’i ofrojë kontratë të re Mainoos, ja sa pritet të fitojë ai

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 17:43

Manchester United pritet të nisë negociatat për rinovimin e kontratës me Kobbie Mainoo, me mesfushorin anglez që pritet të marrë një rritje të madhe page.

Mainoo ka qenë titullar në të tre ndeshjet e United nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrick, duke luajtur rol kyç në paraqitjet që kanë përfunduar të gjitha me fitore.

Ky rikthim në formacion vjen pasi 20-vjeçari kishte qenë titullar vetëm një herë këtë sezon nën Ruben Amorim, në ndeshjen ndaj Grimsby në Carabao Cup.

Marrëdhënia e tij me Amorim duket se arriti kulmin e tensionit në dhjetor, kur vëllai i tij Jordan Mainoo-Hames veshi një bluzë me mbishkrimin “free Kobbie Mainoo” gjatë barazimit 4-4 me Bournemouth.

Tani që mesfushori është rikthyer në planet e ekipit në “Old Trafford”, një kontratë e re është në horizont, ndërsa marrëveshja aktuale skadon në vitin 2027.

Sipas “talkSPORT”, drejtuesit e United kanë nisur bisedimet dhe janë optimistë se do të arrijnë marrëveshje para Kupës së Botës.

Aktualisht Mainoo fiton rreth 25 mijë paund në javë, por klubi pritet t’i ofrojë një pagë gjashtëshifrore, duke e katërfishuar të paktën fitimin e tij aktual.

Rikthimi i Mainoo nën Carrick nuk është surprizë, duke parë komentet e trajnerit vitin e kaluar: “Mendoj se është normale. Në vitin tim të tretë te West Ham isha shumë keq. Dola nga kombëtarja e Anglisë dhe nuk po arrija të gjeja veten. Kjo mund t’u ndodhë shumë lojtarëve.” Carrick shtoi: “Duhet të vazhdosh të punosh dhe të besosh. Është e vështirë ndonjëherë. Të duhen njerëz që të besojnë dhe të të thonë se je i mirë mjaftueshëm. Ne jemi shumë të shpejtë nga një sezon në tjetrin të themi ‘është i mirë’ ose ‘nuk është i mirë’. Ne kishim më shumë kohë”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement