United nuk kishte parë akuza për Antony gjatë transferimit të tij verën e kaluar - Gazeta Express
string(80) "united-nuk-kishte-pare-akuza-per-antony-gjate-transferimit-te-tij-veren-e-kaluar"

United nuk kishte parë akuza për Antony gjatë transferimit të tij verën e kaluar

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 21:57

Manchester United kishte bërë kontrollët e duhura për Antonyn, duke shikuar a kishte ai akuza por këto nuk i kishin zbuluar para transferit të tij

Djajtë e Kuq nuk e kanë qenë në dijeni për raportin policor që e akuzonte brazilianin se ka bërë sulm në një grua dhe i cili ishte dorëzuar tri javë para se ata ta transfeëronin atë për 85 milionë funte nga Ajaxi vitin e kaluar, shkruan The Telegraph.

Lexo Edhe:

Raporti thekson se Rayssa De Freitas e dorëzoi ankesën për të në Policinë Civile të Sao Paulos në maj të vitit 2022, ku ajo kishte thënë që ishte sulmuar nga Antony dhe një grua kishte kërkuar trajtim në spital pasi që kishte pasur një zënkë në makinë me të në një dalje në klub në Brazil.

United besohet se kanë kryer kontrolle “për sjelljen” e sulmuesit por nuk kanë gjetur ndonjë provë që dëshmonte për sjelljet e tij të dhunshme apo ndonjë involvim të policisë në të kaluarën e tij.

The Telegraph po ashtu ka theksuar që klubi erdhi në dijeni të këtyre lajmeve vetëm pasi mediat në Brazil filluan të shkruanin lajme këtë muaj, ku ato ata i kanë ndarë me përfaqësuesit e 23 vjeçarit.

Antony për momentin është në pushim me pagesë nga skuadra e Manchester derisa ai është duke luftuar kundër akuzave që janë duke u bërë kundër tij.

Ish e dashura e tij, Gabriela Cavalin ka thënë që braziliani e kishte sulmuar disa herë atë gjatë qershorit të vitit 2022 dhe majit 2023. Ai ka mohuar se ka bërë ndonjë gabim.

United thuhet se kishte shikuar edhe dokumentet për sjelljen e ish mbrojtësit të tyre Marcos Rojo, i cili ishte duke u hetuar nga policia për një sulm me shishe tek dy burra para se të nënshkruanin më të nga Sporting Lisbona më 2014. Argjentinasi ishte pastruar mandej pasi gjykata kishte hedhur poshtë akuzat ndaj tij. /GazetaExpress/